Mbrëmë në lokalin “Exit Lounge Bar”, ka mbetur i plagosur Burim Aeti nga Maqedonia e Veriut. Për rastin detaje janë dhënë edhe përmes raportit 24 orësh.
Të dyshuarit për rastin janë ende në kërkim ka konfirmuar policia.
37 vjeçari është qëlluar në këmbë, pastaj trajtimit mjekësor është liruar.
Ka qenë vet i plagosuri që e ka raportuar rastin në Polici të Kosovës. Ai ka deklaruar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona.
“Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.