Gazetarja Ilire Zajmi ka grumbulluar më së shumti vota në garën për zëvendësdrejtorin e ri të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
I dyti në konkursin për pozitën numër dy në Transmetuesin Publik është renditur gazetari shqiptar, Adi Krasta.
Komisioni për Përzgjedhjen e zëvendësdrejtorit të RTK-së e ka vlerësuar Zajmin me 82.60 pikë, ndërkaq prapa saj është renditur Krasta me 81.40 pikë, raporton Paparaci.
I treti në këtë vlerësim ka dal Rilind Gërvalla, ndërkaq i katërti Naser Thaqi.
Megjithatë, Komisioni i Ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim, ka mësuar Paparaci përmes burimeve brenda RTK-së. Kësisoj, kandidatët janë duke u intervistuar sërish.
Më 28 nëntor të vitit të kaluar, Krasta njoftoi publikisht se ishte pajisur me pasaportë të Kosovës. Disa javë më vonë, u hap konkursi për zëvendësdrejtorin e ri të RTK-së, në të cilin konkurroi edhe ai.