Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Gjilan – Prishtinë, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit.
Nga Policia kanë thënë se si pasojë e aksidentit një person ka përsuar lëndime trupore.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.