Presidentja e Osmani, e ka dekretuar Ligjin e Pagave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dekretuar Ligjin e Pagave për Sektorin Publik.

Kështu tha për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentës.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, tha Kupina.

Pas dekretimit hapet rruga që ligji të publikohet në gazetën zyrtare dhe pas një muaji hyn në fuqi.

Ky Ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Ky ligj parasheh që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik.