Mbrëmë në Prizren raportohet se një person derisa ishte duke e drejtuar veturën, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, me këtë rast e ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, ka dalë jashtë rrugës, është rrokullisur dhe përplasur në një mur.
Organet e rendit njoftojnë se si pasojë e kësaj, pasagjeri, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.