Në orët e para të së martes një konflikt në lokalin “Kobra City” në Prizren rezultoi me një person të vrarë dhe një të plagosur.
Viktima që vdiq nga ky rast është Visar Cengu, nga Kukësi.
Lidhur me ngjarjes tragjike ka folur axha i viktimës, Besim Cengu.
Ai në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.
“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu në një prononcim për Klan Kosova.
Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj.
Sipas Prokurorisë së Prizrenit, si shkak deri tek konflikti dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh.