Politika ja mësyn BQK-së

11 kandidatë ia mësynë ulëses së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, në konkursin javën e fundit të vitit që lamë pas. Kësaj gare i hyri Shkëndije Himaj sikur edhe Fehmi Mehmeti, që synon edhe një mandat të kësaj gare.

Mesin e tyre është edhe Nexhat Kryeziu, ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosje, e Emanuel Bajra, anëtar i Fondit Sovran që krijoi Qeveria.

Deputeti Ferat Shala i PDK-së si opozitë kritikon qasjen e ekzekutivit me rehatimin e militantëve nëpër ndërmarrjet publike.

Edhe Shemsi Jashari nga organizata “Demokracia Fillon Këtu”, apelon që pushteti t`i mbajë duart larg nga ky proces. Për të evituar kolapsin ekonomik, cilido që merr timonin e BQK-së, të paktën duhet ndjek rrugën e paraardhësit.

Pjesë e garës janë edhe Valdrin Krasniqi, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Mentor Geci, Artan Ajazaj, Genc Rraci dhe Ardian Uka.

Lista me të 11-tët i është dorëzuar Kuvendit i cili do ta votoj njërin, të cilin do të miratojë në fund Presidentja e vendit.