Pa asnjë kimikat, të mirat e panjohura të mollëve të egra


Mollët e egra shpeshherë kanë një shije të thartë, të fortë, por jo rrallë edhe të ëmbël.

Ato janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve. Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre.

Ndaj pemët e mollëve të egra gjenden me shumicë edhe pranë plantacioneve me mollë të kultivuara, në Kosovë dhe Shqipëri.

Në shumicën e rasteve, pema e mollëve të egra i ngjan shumë pemës së mollës së kultivuar për përdorim dhe ndryshimi i vetëm qëndron te përmasa dhe shija e frutit.

Lëngu i mollës së egër ka athtësi të fortë, por me këtë frut që vështirë të konsumohet i pagatuar mund të prodhohet një reçel shumë i shijshëm dhe unik.

Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer.

Mollët e egra gjenden shpesh në tezgat e tregut të fshatarëve dhe çmimi i tyre është krejtësisht i lirë, por vlerat që merren janë cilësore dhe natyrale. Kjo pasi këto pemë nuk spërkaten me asnjë lloj pesticidi apo kimikat, pasi askush nuk kujdeset për to përveç forcës së natyrës.

Pasuria e Mollës së Egër

Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.

Nga ushqyesit e mësipërm mund të përfitohen këto vlera të rëndësishme:

Parandalimi i dëmtimit të qelizave

Përmirësimi i shëndetit të mishrave të dhëmbëve

Përmirësimi i sistemit imunitar

Parandalimi i plakjes

Ulja e rrezikut nga disa tumore

Përmirësimi i shëndetit të mushkërive

Parandalimi i rishfaqjes së infeksioneve

Përmirësimi i funksionit të nervave

Përmirësimi i funksionit të muskujve

Ulja e shanseve për shfaqjen e problemeve me zemrën dhe tensionit të lartë të gjakut. /Agroweb/