Shkarkohet kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga një burim brenda kabinetit të presidentes Osmani.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Ramadanit.

Burim Ramadani ishte emëruar në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së më 25 nëntor 2019.