Shpërthime të reja me shok-bomba në veri

Dy shok bomba dyshohet se janë hedhur në Mitrovicën e Veriut.

Zyra për Informim e policisë bëri të ditur për Klankosova.tv se shpërthimet kanë ndodhur në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe “Tre Rrokaqiejt”.

Deri më tani nuk raportohet se ka të lënduar nga këto raste.

“Policia e Kosovës, njësitet patrolluese policore të rendit publik, rreth orës 20:45 dhe 21:20, kanë njoftuar se në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre rrokaqiejt’- Mitrovicë Veri, janë dëgjuar dy shpërthime (dyshohet të jenë shok-bomba). Bazuar në informacionet e deritanishme nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të policisë për Klankosova.tv