Legjenda e Brazilit, Ronaldo e ka uruar Lionel Messin për trofeun e Kupës së Botës.
Messi mahniti në një finale emocionuese teksa Argjentina mundi kampionen në fuqi Francën me penallti, duke shënuar dy herë, transmeton Klankosova.tv.
35-vjeçari mori çmimin e lojtarit më të mirë të turneut pasi shënoi shtatë gola, ndërsa ai u bë gjithashtu lojtari i parë që shënoi në çdo raund të nokauteve që nga zgjerimi i turneut në 32 ekipe.
Dhe Ronaldo, ylli i fitores së Brazilit në Kupën e Botës 2002, iu bashkua yjeve të tjerë të futbollit që e uruan Messin.
“Futbolli i këtij lloji largon çdo rivalitet. Pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga e gjithë bota, duke brohoritur për Messin në këtë finale elektrizuese”, shkroi Ronaldo në Tëitter.
“Një lamtumirë e denjë për gjeniun që, përtej të qenit yll i Kupës së Botës, drejtoi një epokë. Urime, Messi!”.
Ronaldo gjithashtu shënoi dy herë në finalen e Kupës së Botës 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë, ndërsa ai ishte pjesë e skuadrës fitimtare në vitin 1994 në moshën 17-vjeçare edhe pse nuk luajti.