Lionel Messi është vetëm një fitore larg çimentimit të statusit të tij si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka hijeshuar lojën e futbollit. Paraqitjet e sulmuesit argjentinas në Kupën e Botës “Katar 2022” kanë qenë të shkëlqyera deri më tani, me Messin pothuajse i vetëm duke dërguar Argjentinën në finale.
Ndërsa Argjentina do të provojë të rikthej Kupën e Botës, Franca po kërkon të bëhet kombi i parë që nga Brazili në vitin 1962 që do të mbajë Kupën e Botës.
Messi do të shpresojë që të largoj nga vetja ‘fatin e keq’ nga viti 2014 dhe të arrijë atë që e ka aluduar deri më tani në karrierën e tij, fitimin e trofeut.
Megjithatë, duke supozuar se Messi do të ngrejë Kupën e Botës brenda pak ditësh, a është lojtari më i madh i futbollit ndonjëherë?Reklama
Gazeta Marca ka publikuar një listë të legjendave më të mëdha të futbollit dhe çfarë kanë arritur ata gjatë karrierës.
1.Lionel Messi
Nëse Messi mund të pretendojë Kupën e Botës, ai të paktën do të kalonte përpara bashkëkohësin e tij Cristiano Ronaldo për sa i përket vlerësimeve. Argjentinasi ka luajtur mbi 1000 ndeshje dhe ka 11 gola në 25 ndeshje në Kupat e Botës.
2.Diego Maradona
Ndërsa Messi ka arritur më shumë sukses në nivel klubesh, Diego Maradona ka arritur trofeun e Kupës së Botës në vitin 1986. Megjithatë, Messi ka statistika më të mira të përgjithshme me Maradonën që shënoi 345 gola në 678 ndeshje duke përfshirë tetë gola në 21 ndeshje në Kampionate Botërore.
3.Pele
Pele mbetet talenti më i madh i Kupës së Botës me brazilianin që fitoi tre nga katër turnetë ku luajti. Statistikat e golave të Peles mund të rivalizojnë edhe Messin me sulmuesin brazilian që shënoi 753 gola në 813 ndeshje, përfshirë 12 gola në 14 ndeshje në Kupën e Botës.Reklama
4.Johan Cruyff
Ndërsa Johan Cruyff nuk ka një Kupë Bote me emrin e tij, holandezi revolucionarizoi futbollin me qasjen “Total Football” të skuadrës holandeze në vitin 1974. Filozofia e holandezit vendosi themelin që Pep Guardiola arriti ta vazhdoj me kontributin e tij në lojë që është ende evidente sot.
Përfundimi më i mirë i Cruyff në Kupën e Botës ishte një vend nën-kampioni më 1974 me holandezin që shënoi gjithsej 424 gola në 754 ndeshje duke përfshirë tre gola në shtatë ndeshje të Kupës së Botës.
5.Alfredo Di Stefano
Alfredo Di Stefano është një nga yjet më të mëdhenj të Real Madridit me sulmuesin që ka shënuar 468 gola në 643 ndeshje në nivel klubi. Paraqitjet e tij e ndihmuan Real Madridin të fitonte pesë Kupa Evropiane me themelin e klubit për sukses në Ligën e Kampionëve gjatë asaj kohe.Reklama
Sidoqoftë, Di Stefano nuk ishte aq i suksesshëm në nivel kombëtar duke fituar vetëm Kupën e Amerikës me Argjentinën më 1947 dhe asgjë me Spanjën. Di Stefano gjithashtu nuk luajti kurrë në një Kupë Bote.
6.Cristiano Ronaldo
Çdo krahasim i Messit do të ishte i paplotë pa Ronaldon. Sulmuesi portugez është përpjekur të krahasohet në çdo aspekt me Messit për sa i përket statistikave duke shënuar gjithsej 820 gola në 1,143 ndeshje, me Ronaldon që ka shënuar tetë gola në 22 paraqitje në Kupën e Botës.
Ronaldo gjithashtu ka pesë tituj të Ligës së Kampionëve në krahasim me katër titujt e Messit. Argjentinasi ia kalon portugezit pothuajse në çdo statistikë tjetër të rëndësishme.
Përcaktimi se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është një detyrë e ndërlikuar dhe përfundimisht e kotë. Futbolli sot nuk është përfaqësues në asnjë mënyrë për futbollin e 50 viteve më parë dhe me ndryshimin e lojës drejt një qasjeje më sulmuese, nuk do të ishte tronditëse të shihje rekorde të tjera të golave duke u thyer nga brezat e ardhshëm.