Obiliq: Vdes gruaja që u aksidentua bashkë me vajzën para disa ditësh

U aksidentua bashkë me vajzën të premten e kaluar në Obiliq. Por, 45-vjeçarja me inicialet N.B, nuk arriti të i përballojë plagët. Ajo vdiq në orët e para të së enjtes në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq”, tha Ahmeti.

Nga QKUK-ja, kanë dhënë detaje edhe lidhur me gjendjen shëndetësore të vajzës 13 vjeçare.

Shaqir Uka, shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK tha se gjendja e saj është stabile për momentin.

“Ka lëndime serioze. Por, momentalisht gjendja e saj është stabile”, tha Uka për Klankosova.tv