Gjysmëfinalja e dytë i takoi Francës, që ka shënuar fitore ndaj Marokut me rezultat 2-0 për të kaluar në finalen e madhe.
Gjelat që shiheshin si favorit në këtë ndeshje, arritën të shënojnë në minutën e katërt me Theo Hernandez.
Një tollovi në zonën e Marokut, një top i kthyer erdhi te Hernandez që gjuan me të parën në mënyrë akrobatike për të shënuar për 1-0.
Maroku tentoi të kthehej në lojë në minutën e 10-të, kur Azzedine Ounahi gjuajti nga distanca, por Hugo Loris priti.
Franca goditi shtyllën në minutën e 17-të me Olivier Giroud.
Gjelat kishin raste edhe me Aurelien Tchuomenin dhe Raphael Varanen, por pa sukses.Reklama
Maroku shumë lehtë ka mundur të barazojë në minutën e 45-të, kur Jawad El Yamiq gjuajti me gërshëre, por vetëm shtylla e ndali një gol të bukur.
Edhe në pjesën e dytë marokenët kishin më shumë nga loja, por rastet munguan.
Kur pritej që Maroku të barazonte, në skenë doli Randal Kolo Muani, që ishte futur në lojë në ato çaste, duke gjetur rrjetën për 2-0.
Franca kalon në finale, ku të dielën do të takohem me Argjentinën. /Telegrafi/