Në një intervistë të dhënë për A2 CNN, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ndër çështje të tjera diskutimi, vuri theksin edhe tek rëndësia e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
“Kosova dhe popullsia e saj dallohen për frymën pro evropiane, por ajo çfarë unë nënvizoj e që është tepër e rëndësishme aktualisht është liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës, prej një konteksti me vlerë të dyfishtë”, u shpreh Cakaj.
Sipas kryediplomatit Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të merituar liberalizimin e vizave dhe prandaj duhet të marrë atë që meriton.
“Nuk është që po i bën ndokush ndonjë favor Kosovës, duke i mundësuar liberalizimin e vizave, përkundrazi po realizohet një agjendë e premtuar dhe po kurorëzohet një punë kapitale që ka bërë Kosova në këtë drejtim”, vijoi analizën e tij ministri Cakaj.
Ai theksoi se është tepër e rëndësishme që liberalizimi i vizave të shikohet edhe në kontekstin e besueshmërisë së Bashkimit Evropian në perspektivë të dialogut Kosovë-Serbi, sepse sipas Kryediplomatit Cakaj ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që është vital, që ka një marrëdhënie të ngushtë me rajonin, për të vazhduar të tej në procesin e bisedimeve