Marrin fund telashet me pasaporta, nënshkruhet kontratë milionëshe me kompaninë gjermane

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka lidhur një kontratë të vlefshme katër milionë euro për furnizim me pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë. 

Kompania gjermane “Veridos Gmbh” do të realizojë furnizimin emergjent me material me pasaporta, pasi shërbimi për lëshimin e pasaportave është ndërprerë rreth një muaj më parë si pasojë e mungesës së materialit.

Por, kolapsi në sistemin e pasaportave ka marrë fund të hënën.

Ministria e Punëve të Brendshme ka lidhur një kontratë publike, me procedurë emergjente, për furnizimin me material për pasaporta, leternjoftime dhe patentë-shoferë.

Kontrata e lidhur mes MPB-së dhe kompanisë gjermane “Veridos Gmbh” vlen katër milionë euro, raporton Paparaci.