Miratohet në parim Projektligji për Zyrtarët Publikë


Është miratuar në parim Projektligji për Zyrtarët Publikë. Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës 61 deputetë kanë votuar pro e një ishte abstenim.

Projektligji është kritikuar nga opozita që ka thënë se nëpërmjet tij pushteti po e kap administratën zyrtare.

Nga opozita janë përmendur edhe shqetësimet e Bashkimit Evropian se projektligji është problematik nga pikëpamja e sigurimit të shërbimit civil të bazuar në merita dhe të aftë për të tërhequr e mbajtur kandidatë profesionistë.