Burbuqe Hana edhe zyrtarisht merr udhëheqjen e Telekomit të Kosovës për një mandat 3 vjeçar.
Burime të Kiks Kosovës thonë se Hana u vu në krye të Telekomit pas presioneve të mëdha ndaj bordit, kjo pasi që Komisioni Britanik i cili mori pjesë në rekrutimin për këtë pozitë propozoi për kryeshef të Telekomit, Kreshnik Domin.
Në fakt në rezultatet e prezantuara ky komision propozoi vetëm Domin për këtë pozitë.
Domi aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të Shitjes në Telekomin e Kosovës
I kontaktuar nga Kiks Kosova, kryesuesi i Bordit të Telekomit ka refuzuar që të konfirmoj ose jo lajmin për Hanën.
Lajmi është konfirmuar për Kiks Kosova nga anëtarja e bordit, Mimoza Vila