Çmimet e naftës në tregun botëror të mërkurën ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit për shkak të shqetësimeve për një recesion të mundshëm dhe lehtësimit të frikës se kufiri i çmimit të naftës ruse mund të ndikojë ndjeshëm çmimin, shkruan Reuters.
Një paralajmërim nga bankat e mëdha amerikane për një recesion të mundshëm vitin e ardhshëm ndikoi në çmimet pasi dollari u rrit, duke e bërë naftën më të shtrenjtë për përdoruesit e monedhave të tjera.
Në Londër, çmimi i naftës bruto Brent nga Deti i Veriut ra për 55 centë dhe tani qëndron në 78.80 dollarë për fuçi, më i ulëti që nga janari.
Në New York, nafta e papërpunuar ra për 38 centë në 73.87 dollarë për fuçi.
“Ka ende shumë pasiguri në treg”, ka thënë Claudio Galimberti, analist tregu në Ristad Energy