Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Pas homazheve, presidenti u pyet nga gazetarët rreth letrës që i ka dërguar Sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pomepo.
Presidenti dha një deklaratë të shkurtë duke thënë se letra është e qartë.
“Është letër e qartë, e qëndrueshme dhe shumë e saktë”, u shpreh Thaçi.
Ndryshe në media janë publikuar versionet e të dy letrave ajo që presidenti Thaçi i ka shkruar sekretarit Pompeo, dhe letra që ky i fundit i ka kthyer Thaçi.
Në letrën që Pomepo i ka kthyer Thaçit, citohet t’i ketë treguar për pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Gjykatës Speciale.