Fituesi i Topit të Artë është kthyer në stërvitje, por ai nuk duket se do të jetë pjesë e Les Bleus për ta fituar trofeun Katari 2022
Karim Benzema ka bërë një progres të madh në rikuperimin e tij të kofshës, lëndim që bëri që ai të jetë jashtë skuadrës së tij për në Botëror.
Sulmuesi i Real Madridit u lëndua para fillimit të garës, duke detyryar Les Bleus të pranojnë që fituesi i Topit të Artë nuk do të jetë pjesë e tyre për ta fituar këtë titull.
Benzema, megjithatë është rikthyer në stërvitje të lehta me Los Blancos, duke bërë që ai mund të kthehet përsëri në skuadrën e Didier Deschamps – pasi ata kanë fituar dy ndeshjet e para, kundër Australisë dhe Danimarkës dhe tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje në Katari 2022.
34 vjeçari, sigurisht do t’i shtonte atyre më shumë opsione në sulm, por janë pesë arsye së pse ai nuk do ta bëjë rikthimin e mahnitshëm….
1. Deschamps nuk dëshiron ta prishë dinamikën e ekipit
“Nuk është një gjë për të cilën po mendoj tashmë. Kam biseduar me Benzeman pasi ai është larguar nga kampi stërvitor. Do ua lë juve nëse dëshironi të debatoni për këtë”, ka thënë Deschamps kur është pyetur për kthimin e numrit 9.
Trajneri i Francës lë të kuptohet së dëshiron t’i shmangët ndonjë shpërqendrimi pasi që skuadra e tij tashmë ka depërtuar në fazën tjetër të Botërorit pas dy fitoreve radhazi – duke forcuar favoritin për ta fituar Botërorin.
Skuadra franceze nuk ka qenë gjithmonë në harmoni gjatë ngjarjeve të mëparshme, por gjenerata e 2022 duket se janë një grup i lumtur dhe Deschamps dëshiron që mos ta prish këtë dinamik brenda skuadrës së tij.
2. Sulmi është në gjendje të mirë
Derisa cilësitë e Benzemës mbesin të pacenueshme, Franca nuk ka nevojë ta presë atë përsëri.
Vija e sulmit që përbëhet nga Olivier Giroud, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele – me Antoine Griezmann që ka një rol më të thellë – tashmë ka rënë në sy tek të gjithëve.
Sulmuesi veteran Giroud ka shënuar dy herë në fitoren e Francës kundër Australisë – duke u barazuar kështu me Thierry Henry si golashënuesi më i mirë për vendin e tij – derisa superylli i Paris Saint-Germain, Mbape shënoi dy gola kundër Danimarkës.
Duke shtuar Benzemën në skuadër gjërat mund të ishin konfuze dhe Deschamps do të përballej me kokëçarje për formacionin e titullarëve, gjë që dëshiron ta shmangë.
3. Les Bleus kishin sukses pa Benzeman më 2018
Franca mund të thirren në faktin që tashmë ata e kanë fituar një Botëror pa u varur nga Benzema në vijën e tyre të sulmit.
Sulmuesi i Real Madridit kishte pasur disa skandale me Kombëtare më 2018 dhe Les Bleus ia dolën shumë mirë dhe fituan trofeun në Rusi.
Skuadra e trajnerëve të Francës mund të kenë sukses edhe nëse llogarisin në opsionet e tyre të tanishme, me të tjerët që kanë treguar se mund të mbushin këtë zbrazëtirë dhe mund të ja dalin mirë në fund.
4. Benzema nuk është 100 për qind i gatshëm
Derisa benzema ia doli të kthehet në stërvitje, ai duhet të bëjë një rrugë të gjatë për t’u kthyer tërësisht në formën e tij.
Ndeshja e tij e fundit për Real Madridin ishte më 2 nëntor kundër Celtic në Ligën e Kampionëve, derisa ai nuk ka startuar si titullar prej ndeshjes kundër Elches në La Liga më 19 tetor.
Ai ka luajtur vetëm 12 ndeshje në total gjatë sezonit 2022/23, me disa probleme që ka pasur me fitnes, dhe ishte paksa e qartë se nuk do të mund të luajë ndonjë rol kryesor në ndeshje, sidomos të karakterit të madh siç është Botërori.
5. Prania e Benzemas do t’i pengojë yjet e tjerë
Nuk ka dyshim që, me Topin e Artë në emrin e tij, bezema është një superyll sportiv dhe një lojtar që do të shkëlqente në Katari 2022.
Mbeppe, megjithatë, e ka përmbushur këtë rol sulmues në skuadrën e Deschamps – me tri gola deri me tani – dhe do të detyrohej që këtë përgjegjësi ta ndante me një tjetër partner të madh në sulm nëse do të luante Benzema.
Giroud po ashtu do të këtë një rol të tillë që ishte paraparë për Benzeman kur ishte shpallë skuadra e les Bleus, gjë që mund të ndryshojë mënyrë dhe t’ia mohojë lojën sulmuesit 36 vjeçar që ka mundësi të shkruajë historinë me Kombin e tij në Lindjen e Mesme.