Para se të merrni vendim që të hyni në lidhje me mashkullin, i cili është i shkurorëzuar, patjetër duhet të bëni një hulumtim të mirë.
Në vazhdim lexoni se çka duhet të dini për shkurorëzimin e tij, para se të bëhet partneri juaj.
Kur është shkurorëzuar?
Kur mendoni për lidhjen me mashkullin e shkurorëzuar, nuk duhet të nguteni. Hulumtoni sa kohë ka kaluar nga shkurorëzimi. Në këtë mënyrë do të mësoni se çka ka bërë me femra të tjera dhe me sa ka pasur lidhje pas shkurorëzimit, transmeton Telegrafi.
Arsyen përse është shkurorëzuar
Mbase nuk do t’jua zbulojë lehtë, por bëjani me dije se nuk dëshironi të krijoni lidhje serioze me të derisa nuk do t’ju përgjigjet. Verifikoni nëpërmjet miqve se a është e vërtetë ajo që ju ka treguar.
Sa është emocionalisht stabil
Vëzhgojeni se si po sillet ndaj jush, si po reagon ndaj disa pyetjeve dhe veprimeve tuaja, sepse, nëse hyni shpejt në lidhje me mashkullin i cili akoma nuk e ka harruar ndarjen, për ju do të jetë edhe më keq.
Çfarë marrëdhëniesh ka pasur me ish-bashkëshorten?
Kjo mbase në shikim të parë nuk ju duket edhe aq e rëndësishme, mirëpo në fillimet e para të lidhjes suaj marrëdhëniet e tij me ish-bashkëshorten mund të kenë ndikim tek ju. A mban kontakte akoma me të, nëse po, a vëreni që kjo lidhje nuk është për ju?
A është i gatshëm të vazhdojë akoma?
Është shumë e mundshme që ai dëshiron të argëtohet me ju vetëm që sa më parë ta kapërcejë dhembjen e shkaktuar nga shkurorëzimi. Në qoftë se vërtet ju pëlqen, atëherë duhet të bëni kujdes se çka vërtet dëshiron nga ky argëtim me ju.