Dyshohet se një logobed nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht me një 5-vjeçare.
Pas kësaj, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët janë arresuar.
Policia e ka arrestuar edhe logopedin, nën dyshimin për keqtrajtimin e fëmijës, përcjell Klankosova.tv.
Në lidhje me këtë rast, policia ka dhënë detaje, duke thënë se personat që e kanë sulmuar mjekun, si dhe vet ai, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.