Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat në Bruksel, sipas të cilës Serbia nuk do të lëshojë më targa ilegale dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve të cilat kanë targa “KM” apo të tjera ilegale, raporton Zeri.
Detaje të marrëveshjes ka dhënë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili edhe njoftoi se është arritur marrëveshje.
Shkrimi i plotë i Borrellit në lidhje me marrëveshje:
Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur.