Ronaldo reagon pas largimit nga Manchester United: Unë e dua klubin dhe tifozët, kjo nuk do të ndryshojë


Pas Manchester Unitedit edhe Cristiano Ronaldo ka lëshuar deklaratë duke konfirmuar edhe ai largimin nga klubi i madh anglez. 

Man United ndërpreu kontratën e Ronaldos në vlerë 500 mijë euro në javë nëpërmjet marrëveshjes “të dyanshme” dhe kjo erdhi pas intervistës së rij dhënë për gazetarin Piers Morgan.

Kapiteni i Portugalisë ka lëshuar një mesazh prekës për tifozët e Djajve të Kuq duke thënë se do ta “dashurojë” gjithmonë klubin dhe i uroi skuadrës më të mirën.

“Pas bisedimeve me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të përfunduar kontratën tonë”.

“Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.

Ronaldo sulmoi klubin gjatë intervistës së tij me Morgan, pasi ai pretendoi se ndihej i “tradhtuar” nga United.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë sulmoi gjithashtu trajnerin Erik ten Hag, familjen Glazers si dhe ish-bashkëlojtarët, Gary Neville dhe Wayne Rooney.

Man United lëshoi ​​deklaratën e para, duke konfirmuar largimin e ikonës së klubit nga “Old Trafford”.