Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas shtyrjes së afatit për shqiptimin e gjobave në drejtim të serbëve të cilët nuk i kanë konvertuar targat e automjeteve nga ato ilegale në RKS.
Rohde ka thënë se është mirë që Miroslav Lajçak, ka më shumë kohë të punojë me palët për një zgjidhje, shkruan lajmi.net.
Good to have more time for EUSR @MiroslavLajcak to work with stakeholders on a solution. I repeat: It is absurd to risk escalation over licence plates. We need more statesmanship, less brinkmanship. https://t.co/QPMXmiRgqr
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 22, 2022
Tutje, ai ka thënë se, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat.
Ambasadori gjerman ka thënë edhe se tani ka nevojë më shumë për burrështetas.
“Është mirë që të kemi më shumë kohë që Miroslav Lajçak të punojë me palët e interesuara për një zgjidhje. E përsëris: Është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas”, ka thënë Rohde.