Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është nisur për në Bruksel ku nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, e ka publikuar një fotografi brenda aeroplanit ku gjendet edhe shefi i Qeverisë.
Në kryeqendrën evropiane nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë marrëveshje për targat ilegale.
Pas mesnatës hyn në fuqi edhe masa e dytë e paraparë nga Qeveria e Kosovës lidhur me riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale me akronimet “KM”, “PR”, “UR” etj.
Masa e dytë ka të bëjë me gjobitat prej 150 eurosh për qytetarët serbë që vozisin automjete me targa ilegale