Sa është sasia e mishit që duhet të konsumoni në javë

Mishi i kuq është një nga pjatat kryesore dhe shumë të shijshme në vaktet e shumë familjeve. Pavarësisht kësaj shumë studime flasin për rrezikun që mishi i kuq mund të sjellë në trupin e njeriut.

I pasur me vitamina, minerale dhe hekur përmban një sasi të madhe yndyre në përberje që mund të jetë e dëmshme për organizmin.

Tek mishi i kuq më të përdorshmit janë mishi i viçit, derrit, qingjit dhe deles të cilët janë të pasur me yndyrna.

Ekspertët rekomandojnë një guidë e cila ju ndihmon në marjen e duhur të vlerave që mishi i kuq ka, gjithashtu edhe kujdesjen ndaj nivelit të yndyrës.

Gazeta Stop në këtë artikull ju tregon vlerat dhe risqet e konsumimit të mishit të kuq dhe sa duhet të konsumoni.

Vlerat e mishit të kuq

Mishi i kuq është një burim i mirë mineralesh duke përfshirë këtu proteinat, vitaminën B12, omega-3 dhe hekur.

Rekomandohet shumë kur njeriu është në fazat e para të jetës pikerisht për mineralet forcueze që dhuron.

Për tëpërfituar sa më shumë kujdesuni të zgjidhni pjesë mishi që nuk kanë dhjamë të tepruar.

Në këtë mënyrë mishi i kuq nuk do të ndikojë në nivelin tuaj të kolesterolit apo në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Rreziqet e mishit të kuq

Acidet yndyrore me të cilat është i pasur mishi i kuq kanë edhe sasi të mëdha kalorish, kolesteroli dhe dhjami.

Veçanërisht mishi i kuq i ambalazhuar apo i përpunuar është një ndër armiqtë kryesor të shëndetit tuaj.

Ky lloj mishi është i pasur me kripra dhe konservantë, dy përbërës që shtojnë rrezikun për një mori sëmundjesh.

Këto lloje mishi janë burim i sëmundjeve si diabeti, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të zemrës.

Sa duhet të konsumoni

Nëse konsumoni më shumë se 90 gramë mish të kuq në ditë atëherë keni kaluar vlerat e rekomanduara.

Ekspertët rekomantojnë të mos konumoni më shumë se 70 gramë mish të kuq të gatuar në ditë.

Edhe kjo sasi mund të mos jetë baza e dietës tuaj të përditshme pasi ekspertët rekomandojnë një shumlloshmëri ushqimesh.

Kujdesuni që të konsumoni gjithnjë mish të freskët dhe jo më shumë se 400-500 gramë gjatë gjithë javës.

Alternativa

Disa alternativa të mira për të pasuruar dietën tuaj mund të jenë mishi i pulës, i gjelit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit.

Konsumoni perime dhe ushqime të pasura më vitamin B12, një ndihmës i mirë mund të jetë edhe spinaqi apo bishtajoret.

Sigurohuni të merrni proteina nga të gjitha burimet natyrore që e ofrojnë këtë.

Balanconi dietën dhe konsumimin e mishit të kuq i cili duhet të jetë gjithnjë i freskët dhe i shëndetshëm./AgroWeb