Një rast i ri me COVID-19


Në Kosovë në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i ri pozitiv me COVID-19 nga testimi i 44 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit është 2.27 për qind.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre qytetarë, ndërsa janë vetëm 10 raste aktive.