Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.