Kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i është shtyrë vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia.
“Nuk i është shty vetëm Bulliqit, por shumë kryetarëve të komunave. Ata janë dakorduar që kjo vizitë të shtyhet. E di që të hënën është marrë vendim që t’i shtyhet vizita”, është shprehur Zhitia.
Sipas Zhitisë, disa kryetarë të komunave, përfshirë edhe Bulliqin, udhëtimin për në SHBA kanë pasur ta bëjnë në shtetin e Iowas.
“Vizita ka qenë e planifikuar të bëhet në shtetin e Iwoas, për shkak të binjakëzimit që Kosova ka me këtë shtet. Kanë pasur ta njohin prej afër shtetin atje”.
Kujtojmë se vizita për në ShBA i është shtyrë edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.