Meta, e cila zotëron Facebookun, Instagramin dhe WhatsApp-in, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore.
Sipas njoftimit, në total, 11,000 punonjës do të pushohen nga puna nga 87,000 sa janë në mbarë botën, raportoi The Independent të mërkurën.
Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i Metas, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet ishin “disa nga ndryshimet më të vështira në historinë e Metës”.
Lajmi vjen pas pushimeve të mëdha në Twitter, i cili shkurtoi rreth gjysmën e stafit të tij dhe firmave të tjera të teknologjisë.