Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli.
Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se Kurti dhe Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.