Bija e gruas së keqtrajtuar: Nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen


Bija e gruas së moshuar e cila është keqtrajtuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë, nën emocione ka thënë se është e tronditur nga dhuna e shfaqur ndaj nënës së saj.

Zhaneta Nura, në një lidhje direkte me gazetaren Edita Doli, ka dhënë detaje në lidhje me rastin që i ka ndodhur nënës së saj, duke thënë se atë e ka vizituar minimum një herë apo dy herë në javë.

Nura u shpreh se para katër dite në vizitën e saj, në qendrën për të moshuar, ka vërejtur shenja dhune në faqen e nënës së saj, por që nuk ka besuar se këtë mund ta kishin bërë punëtorët e qendrës.

“Minimumi një herë apo dy javë e kam vizituar, para katër a pesë dite e kam parë një shenjë dhune në faqe, por me më shku mendja në një rezidencë që ka dhunë me standarde zvicrane, aspak. Nënën e kam tërhequr automatikisht, tash unë mendoj dhe shpresoj shumë që drejtësia ta qetë në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodhë tjerëve”, ka deklaruar ajo.

“Të ushtrojnë dhunë në një gruaje 70-vjeçare, tri infermiere njëra nga to kishte ushtruar dhunë maksimale me ia lidhë duart e dy tjerat me përqesh ky është fundi i botës. Jam shumë e emocionuar”, ka vijuar ajo.

Tutje, nëna e gruas së keqtrajtuar, ka thënë se do të bëjë gjithçka çfarë është e mundur që drejtësia të shkojë në vend.