Rizvanolli: Dimrit mund të ketë rritje të çmimit të energjisë

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli është duke raportuar në Komisionin për Ekonomi.

Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë.

E, kjo sipas saj mund të ndodhë pas rënies së temperaturave.

Për këtë, Rizvanolli ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, për çka kërkoi nga Komisioni miratimin e këtij propozimi.