Nëntori nisi me diell, temperaturat për sot deri në 24 gradë

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot i kthjellët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat për javën e parë të nëntorit do të jenë mbi mesataren e stinës në të cilën ndodhemi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.