Inaki Pena dhe Pablo Torre, do të startojnë për Barcelonën në duelin e fundi të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Victoria Plzenit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri Xavi Hernandez në konferencën për media një ditë para duelin ndaj ekipit çek.
Xavi ka shtuar se lojtarët që kanë pasur ngarkesë dhe shqetësime, do të pushojnë, kurse lojtarët me më pak minuta do të paraqiten në fushë.
Gerrard Pique, Hector Bellern, Franck Kessie dhe Ferran Torres, pritet të jenë po ashtu titullar kundër Plzenit. Barcelona nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve dhe garat do t’i vazhdojë në fazën e nokautit të Ligën e Evropës. Plzen – Barcelona, zhvillohet të martën në stadiumin “Dossan Arena” në Plzen prej orës 21:00.