Nesër, më 1 nëntor pritet që të hyjnë në fuqi masat e reja për targat, të propozuara të premtën nga Qeveria e Kosovës.
Bëhet fjalë për vendimin e ri të qeverisë, për shkallëzim të zbatimit të vendimit për targat e veturave të serbëve të Kosovës.
Sipas propozimit të kryeministrit Albin Kurti, sanksione do ketë për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe siç parashihet me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
Masat e reja për targat hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor, kurse me qëndrimin e ri qeveritar, deri më datë 21 të këtij muaji do të vlejë vetëm masa e qortimit.
E nga 21 nëntori e deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.