Organizatorët e peticionit për Trustin planifikojnë protestë

Nënshkrimet e peticionit për Trustin që duhej të dërgoheshin tash e gati 4 muaj në sallën kryesore të kuvendit për diskutim, mbetën në një cep të këtij objekti.

Kurrkush nuk u mor me projektligjin për Trustin, çka i shtyu organizatorët të planifikonin një protestë javën e ardhshme.

Zvarritja e mundësimit të tërheqjes së 30 përqindëshit të kursimeve pensionale, po thuhet se u bë për shkaqe politike, megjithëse organizatorët po sigurojnë që është planifikim qytetar.

Organizatorët thanë se nuk e dinë nëse në protestën e 5 nëntorit do të marrin pjesë edhe partitë opozitare, ndonëse nga ta deri tani kanë marrë mbështetje.