Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive aktualisht në nivel vendi është 20.
Në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 17 persona kundër koronavirusit.