Vetitë e forta për rigjenerimin e kockave të kumbullave të thata

Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore.

Sipas disa studimeve shkencore të kohëve të fundit, konsumi ditor i kumbullave të thata ndihmon në riparimin e dendësisë së humbur kockore dhe përmirësojë shëndetin e kockave.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion të detajuar mbi vetitë e forta të kumbullave të thata (si dhe disa produkteve të tjera) për forcimin dhe shëndetin e mirë të kockave.

Profili i vlerave të kumbullave të thata:

Kumbullat e thata përmbajnë një profil të pasur vlerash që përmirësojnë shëndetin e kockave.

Kumbullat e thata përmbajnë vitaminë K, kalium dhe shumë antioksidantë.

Të gjithë këto ushqyes mund të merren edhe nga burime të tjera.

Për shembull, çerek racioni me brokoli ofron të njëjtën sasi të vitaminës K si kumbullat e thata.

Gjashtë kajsi të thata ose një çerek avokadoje ofrojnë të njëjtën sasi mineralesh si 3 ose 4 kumbulla të thatë.

Një racion me fasule (100 kalori) ofron 355 mg kalium ndërsa 3-4 kumbulla të thatë ofrojnë 290 mg kalium.

Tre filxhanë me brokoli që ofrojnë 100 kalori ofrojnë gjithashtu 948 mg kalium.

Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave.

Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore.

Këto acide i gërryejnë kockat me shpejtësi dhe kaliumi shërben për t’i penguar ato.

Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.

Si të mirëmbani shëndetin e kockave:

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm.

Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme.

Mos neglizhoni arrorët dhe legume të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat e thata.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D.

AgroWeb.org ju kujton se suplementët e kalçiumit janë të nevojshëm vetëm në rast se nuk konsumoni ushqime të pasura me këtë mineral.

Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi.

Peshëngritja e një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme. /AgroWeb/