Rektori i Universiteti të Prishtinës, Naser Sahiti, është shkarkuar nga pozita e tij.
Kjo është bërë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën ishin të përjashtuara mediat.
Ndryshe, të enjten e 20 tetorit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në një konferencë për media e ka quajtur “mbledhje kundërligjore” mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për sot (të premten) në të cilën është i ftuar Sahiti që të japë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite…
Sahiti ishte ftuar në një mbledhje të Këshillit Drejtues të UP-së për të premten e 21 tetorit, ku i është kërkuar që të jap sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite, dështime në menaxhim e mos-adresim të problemeve, si shembull rënia e numrit të vazhdueshëm të numrit të studentëve.