Fifi është padyshim një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare. Ajo krahas angazhimeve të shumta me koncerte në vende të ndryshme, gjen kohë që herë pas herë të sjell imazhe për fansat në Instagram.
Edhe së fundmi, Fifi e cila aktualisht gjendet në New York për mbrëmjet e radhës muzikore për bashkatdhetarët atje ka publikuar disa foto të reja.
Krijuesja e hitit “Diell” ka pozuar e veshur e një fustan të zi me dekolte të carë i cili kishte një zinxhir ari të lëshuar mbi supe dhe rreth belit.
Dukjen e saj, këngëtarja nga Ferizaj e përshtati me gete dhe çizme gjithashtu të zezë teksa shihet me makijazh të theksuar.
“E lindur për këtë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve ku pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja tashmë ka nisur paralajmërimin e këngës së re “Trauma” që pritet të publikohet së shpejti.