Ministria e Financave ka bërë të ditur se nga sot është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja prej 100 eurosh.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur në Facebook se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Kosovë.
“Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë. Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë”, ka shkruar Murati.
Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358
Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360