Modelja e njohur, Arbenita Ismajli së fundmi po shijon disa ditë pushimi. Bukuroshja po qëndron në Turqi me bashkëshortin, reperin Fero dhe vajzën e tyre Nina.
Arbenita ka sjellë për fansat e saj në Instagram disa fotografi. Modelja ka pozuar në disa foto të ndryshme ku shihet e veshur me bikini me ngjyrë të kaltër teksa merr vëmendje me linjat e përkryera të trupit.
Ndërkohë, kujtojmë që Arbenita dhe Fero bashkë me vajzën e tyre prej kohësh jetojnë në Gjilan ndërsa modelja mbetet e përkushtuar edhe ndaj karrierës së saj dhe vazhdon të jetë imazh i markave të ndryshme.