Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), duke u bazuar në masat e ndërmarra të aksionarit (Qeverisë) për zbutjen e krizës energjetike dhe duke ju referuar rekomandimit të Komitetit Teknik Emergjent, nga data: 20.10.2022 do të fillojë procesin e shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese.
“Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 ton, qymyr në minierën e Sibovcit Jug-Perëndim dhe ky proces është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike”, thekson KEK-u.
Lidhur me këtë, KEK ka bërë të ditur se sasia për qytetar është e limituar në një kamion prej 10 ton. Për më tepër, KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë ka caktuar çmimi prej 15 € për një ton qymyr me TVSh, pa përfshirë koston e ngarkimit dhe transportit.
“Procesi i ngarkimit dhe transportit do të kryhet nga një Operator Ekonomik (OE) i përzgjedhur nga KEK dhe nuk mund të kalojë koston e ngarkimit prej 30 € për kamion dhe shumën prej 2.40 € për km për transport”, ka njoftuar KEK-u.
KEK fton të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë ketë mundësi për furnizim me qymyr për të përballuar më lehtë koston e rritur për ngrohje gjatë sezonit dimëror.
Lokacioni: Drejtoria e minierës në Bardh, pagesa e qymyrit përmes xhirollogarisë së KEK sh.a. ndërsa pagesa e ngarkesës dhe transportit bëhet tek OE.