Ngritet aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ajo akuzohet për mosdeklarim të pasurisë në formularin e paraqitur pranë Agjencisë Kundër Korrupsion në vitin 2022.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Më 13 tetor 2022, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër R.H për mos deklarim të pasurisë nga neni 430”, ka thënë Ulaj të premten.

Kallëzimi penal ishte dorëzuar nga Agjencia Kundër-Korrupsion kohë më parë.