Prishtina Mall hap dyert për vizitorë në fillim të vitit të ardhshëm (Foto)

Pronarët e bizneseve si pjesë e familjes, Prishtina Mall ka shpallur datën zyrtare të hapjes dhe fillon numërimin e ditëve drejt hapjes.

Si koncepti më i madh dhe unik i qendrës tregtare në rajon, me një hapësirë ​​prej 114.000 metra katrorë GLA, projektuar nga LaguardaLow Architects nga Nju Jorku, dhe i certifikuar me EDGE level 1 për strukturën e saj eco-friendly, Prishtina Mall përmbush standardet më të larta botërore dhe i sjell prestigj ndërkombëtar Kosovës dhe gjithë rajonit, transmeton KlanKosova.tv.

Me një enterier mbresëlënës, duke përdorur materiale ndërtimi vendore, me tavane të larta, atriume me kube xhami në të gjitha katet për të ofruar ndriçim natyral dhe atmosferë të këndshme, e me kopshte natyrore, Prishtina Mall do të ofrojë një eksperiencë unike duke e vendosur Kosovën në hartën e rajonit, si destinacion i ri për argëtim dhe momente të paharrueshme.

Prishtina Mall është në bashkëpronësi të biznesmenëve të suksesshëm vendor, dhe menaxhohet në bashkëpunim me Sonae Sierra duke përfituar nga ekspertiza ndërkombëtare e kombinuar me njohuritë vendor.

Sonae Sierra është një kompani ndërkombëtare me një portofol të gjerë në menaxhimin e qendrave tregtare në mbarë botën, si Evropë, Amerikë, Afrika e Veriut dhe Azia.

Prishtina Mall ka mbi 200 brende, duke përfshirë brendet premium vendore dhe ndërkombëtare, shumë prej të cilave do të hapin dyqanet e tyre për herë të parë në rajon dhe me një ofertë unike argëtimi dhe kënaqësie nga lider ndërkombëtarë në këtë fushë, Prishtina Mall do të shërbejë si pikë takimi për gjithë Evropën Juglindore.