Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për 20 vjetet e fundit të Kosovës, sipas tij nuk bënë që të mohohet kontributi i atyre që kanë pas besnikëri për shtet ndërtim, por pavarësisht kësaj ai ka thënë se Kosova nuk është aty ku duhet të kishte arritur brenda periudhës 20 vjeçare.
“Ata që i kanë bërë videot sigurisht se kanë dashur që të lëshohen në atë kujtesën e memories kolektive për këto 20 vjet, por kjo nuk duhet ta konsumojë hapësirën e debati në asnjë formë me që kemi gjera shumë të rëndësishëm në agjendën tonë, në ditë muaj në vazhdimi”.
Sipas Abazit, Kosova kishte qenë e zhytur në krime e korrupsion për ata ka reagime të shumta.
“Nuk mund të reduktohet qeverisja në dy video, janë çështjet tjera të rëndësishëm të reformës në institucione”, ka thënë Abazi.
Ai ka thënë se është kundër debateve sikurse e të ishin në fushata zgjedhore dhe kërcënimeve për rrëzimin e qeverisë por sipas tij duhet që vëmendja të fokusohem të problemet reale.