Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të martën se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri raste pozitive me COVID-19 në tërë Kosovën.
Sipas njoftimit, nuk ka të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në 24 orët e fundit.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 15.
Në 24 orët e fundit janë imunizuar 20 persona me vaksinën anti-COVID.